BALETI I KOSOVËS - KOSOVO BALLET

Në maje të gishtave - On the Tips of Our Toes


NJË LEGJENË PËR DASHURIË


21.09.2017
Premiera
Shënimi i 45 vjetorit të themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës



NJË LEGJENË PËR DASHURIË


22.09.2017
Repriza e parë



NJË LEGJENË PËR DASHURIË


28.09.2017


YOUR STORIES, MY STORIES

"I set out to meet a group of people, native to a territory that is foreign to me. Pristina is full of movement: This area of the world is full of Movement - how do I tap this flow of energies and capture the moments of turbulence, flight, expulsion, desire and departure, to arrive peacefully here and now? I asked them to tell me their stories, which are woven in the fabric of a new born country. Personal stories, full of hope, told with the body with the ageless music of Johan Sebastian Bach, empowered with the vitality of the young ensemble of Kosovo National Ballet."

- Darrel Toulon, Pristina October 2014



"KOPSHTI I SHPIRTRAVE" SHFAQ DASHURINË DHE KONFLIKTIN E ÇIFTIT BASHKËSHORTOR

Publikuar: 2014-03-06 23:16:34

Vajzat dhe djemtë e trupës së Baletit Kombëtar të vendit, herë pas here gjatë performancës së tyre “zhdukeshin” nga skena duke u kthyer pas pak sekondash ashtu sikurse tretet dhe kthehet përsëri konflikti i një lidhje ndërmjet gruas dhe burrit, ku në këtë konflikt të pazgjidhur shekullor triumfues del të jetë herë mashkulli e herë femra.

Kreshnik Bekteshi
Fotografitë: Ridvan Slivova

Një konflikt në lidhjen e një burri dhe gruaje që përmban dëshirë, dashuri, urrejtje dhe rutinën ditore është paraqitur në mënyrë artistike nga trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, të enjten në mbrëmje, në premierën e parë për këtë vit, shfaqjen “Kopshti i shpirtrave” me koreografi të balerinës maqedonase Risima Risimkin. Read more...

"DASMA" DHE "BALLOJA E DIPLOMËS", BALERINËT E KOSOVËS VLERËSOHEN NË TIRANË

Publikuar: 18.3.14

Baleti “Dasma” dhe “Balloja e diplomës” bëri që trupa e Kosovës të interpretonte në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit pas 34 vitesh mungesë. Balerinët e parë të trupës së Kosovës për interpretimin në skenën e Tiranës tregojnë se do ta mbajnë mend gjatë. Megjithëse kanë bashkëpunuar me trupa nga e gjithë bota këtë e veçojnë dhe shpresojnë që të vijnë sërish. Janë trupë e re e krijuar pas luftës, por i karakterizon vullneti, dhe disiplina ç’ka i bën të ecin përpara edhe pse nuk kanë mbaruar shkollë të mirëfillte baleti. Sinan Kajtazi dhe Leonora Rexhepi janë prima balerinët e trupës, por nuk preferojnë të cilësohen të tillë, pasi fryma e grupit ka shumë rëndësi për to.

Vlerësohen kryesisht për baletin modern, por ata nuk bëjnë ndarje mes klasikes dhe kontemporanes. Por jo vetëm balerinët nga Kosova kanë vlerësuar skenën, por dhe publiku i Tiranës ka shprehur shumë vlerësim për artistët kosovarë të baletit. Publiku i cili ndoqi balerinët e Kosovës, ishte i përbërë nga një masë e madhe e artistëve shqiptarë dhe ndërsa janë hapur perdet dhe ka filluar kënga e "Dasmës" nën tingujt e muzikës së Rexho Mulliqit njëra ndër anëtaret e para të trupës së baletit shqiptar, më shumë se 80 vjeçare, Adaivije Alibali nuk ka mundur t'i mbajë lotët gjatë kësaj shfaqje, por vlerësimi nuk ka munguar dhe nga koreografi Ramazan Bogdani apo skulptori Mumtas Dhrami. “Nuk do mendonim kurrë që do të shikonim një trupë baleti nga Kosova me një nivel artistik kaq të lartë”, pohon koreografi dhe studiuesi Ramazan Bogdani, pas shfaqjes së baletit “Dasma”, që është dhënë të dielën në mbrëmje në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Read more...

TRUPA E BALETIT TË KOSOVËS, PAS 34 VJETËSH NË TIRANË

Plot 34 vjet kanë kaluar nga hera e fundit që trupa e baletit të Kosovës ka interpretuar në skenën e Tiranës! Sigurisht këta balerine, një pjesë e të cilëve as nuk kishin lindur në vitin 1980, thonë se janë më shumë të emocionuar se ç’mund të kenë qenë ish-kolegët e tyre, që asokohe interpretuan baletin “Halili dhe Hajria”.

Për dy net radhazi trupa e baletit kombëtar të Kosovës do të sjellë kështu dy shfaqje të ndryshme. E para është mbrëmjen e kësaj të diele, dhe titullohet “Dasma” që siç solistet kryesore të pjesës shpjegojnë, i kushtohet pikërisht moskuptimeve në Ballkan. Read more...

Biletave

Për rezervim të biletave:
044 430 693
info@teatrikombetar.eu ose drejtëpërdrejtë në Teatrin Kombëtar të Kosovës

To reserve tickets: 044 430 693
info@teatrikombetar.eu or the will-call at the National Theater of Kosovo

Teatrin Kombëtar

Rr. Nene Tereza
Prishtina
Republika e Kosovës
Phone: 044 430 693
Email: info@teatrikombetar.eu
Website: teatrikombetar.eu

Bëhuni pjesë e grupit tonë
në Facebook

Click here to be a part of our Facebook Group

FEATURED VIDEOS


Kopshti i Shpirtërave


NTFI 2014 - SHE-RA-ZADE