DREJTORI DIRECTOR

Sinan Kajtazi

Sinan Kajtazi lindi më 25.07.1987 në Shupkovc, Mitrovicë. Pas përfundimit të shkollës fillore në vendlindje, regjistrohet në Shkollën e mesme të Muzikës "Prenk Jakova" – dega Balet, në Prishtinë, duke u bërë kështu pjesë e gjenderatës së parë të balerinëve të shkolluar mbas luftës në Kosovë, për të diplomuar në vitin 2005, si profesionist i baletit.

Sinani, bashkë me gjeneratën e parë të balerinëve të pasluftës, pati fatin që çysh në vitin e dytë të studimeve në balet, të angazhohet në shfaqjet e Baletit Kombëtar të Kosovës.

Pas përfundimit të shkollës së baletit, u angazhua si balerin në Baletin Kombëtar të Kosovës, ndërsa që nga viti 2008 është angazhuar si solist i Baletit Kombëtar të Kosovës, duke fituar besimin e koreografëve për rolet protagoniste në shfaqjet kryesore të repertorit botërorë të baletit, të realizuara nga Baleti Kombëtar i Kosovës.

Ka luajtur në më shumë se shtatëdhjetë premiera baleti me Baletin Kombëtar të Kosovës, poashtu si i ftuar ka luajtur edhe në shumë projekte të tjera teatrore, brenda dhe jashtë vendit.

Në vitin 2008, një vit pas bashkëpunimit paraprak në mes teatrit të njohur amerikan La Mama Theater dhe BKK, Sinani pranon një ftesë për të qenë pjesë e projektit vjetor të këtij teatri në New York, përkatësisht në mjuzikëllin “The Raven.” Gjatë qëndrimit 6 javorë në New York, u paraqit para publikut amerikan për 3 javë rrjesht, përkatësisht në 13 shfaqje. Suksesi i këtij projekti, pervec tjerash, u pasqyrua edhe në të përditshmen e famshme amerikane, The New York Times.

Në vitin 2011 ka qenë pjesmarrës në garat për balerinë të rinjë në Olomouc të Çekisë, duke u bërë kështu balerini i parë i pasluftës, që bëhet pjesë e një gare ndërkombëtare për balerinë.

Në vitin 2016, ka qenë pjesë e Operës “Kënga e dashurisë triumfuese”, projekt ky i realizuar nga Filharmonia e Kosovës, në bashkëpunim me artistë ndërkombëtarë të ftuar në Kosovë.
Me rastin e marrjes së cmimit vjetor nga Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës, Sinani është cilësuar si “Figurë emblematike e Baletit Kombëtar të Kosovës.”

Për më tepër se dhjetë vite, Sinani ka qenë Kryetar i Këshillit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, si njëri nga dy përfaqësuesit e trupës në Këshillin Drejtues.

Së bashku me mikeshën e Baletit Kombëtar të Kosovës, znj.Lila Skarveli, kanë arritur ta anëtarsojnë Baletin Kombëtar të Kosovës, në Këshillin Ndërkombëtar të Vallëzimit, organizatë kjo më seli në UNESCO, Paris.

Bashkëideator i paraqitjes së parë të Baletit Kombëtar të Kosovës në Paris.
Ky projekt u realizua në maj të vitit 2018, ku BKK realizoi tre shfaqje në teatrin e njohur të Parisit “La Palace”. Ky prezantim i Baletit Kombëtar të Kosovës, bëri bujë në analet e kulturës pariziene dhe në mes tjerash, zuri vend edhe në të përditshmen e famshme franzece Le Monde. Kjo paraqitje e BKK në Paris, u organizua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Në vitin 2019, ka mbajtur ligjeratë për studentët e nivelit Master në Koreografi në Universitetin e Zurichut, në programin “Bisedë artistike” me temën mbi Baletin Kombëtar të Kosovës, nga krijimi i këtij institucioni, sukseset dhe sfidat përgjatë 50 viteve të ekzistencës së vet.

Në vitin 2019, ështe shpallur laureat i rezidencës artistike në Cite Des Arts në Paris.

Në vitin 2019, ka qenë pedagog dhe kërcimtar për studentë ndërkombëtar në Festivalin “Alto Jonio Dance”, në Kalabri, Itali.
Në po të njejtin vit, ka qenë pedagog dhe kryetar i jurisë në festivalin “Tirana Interanational Dance Festival”.

Sinani ka studiuar në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Arteve, ku edhe ka diplomuar si Instrumentist – Klarinetist.

Ka qenë bartës i shumë roleve kryesore me Baletin Kombëtar te Kosovës dhe jo vetëm si:
• Prince Desire në “BUKUROSHJA E FJETUR”, Mbreti Millo në “THE RAVEN”, Basilio në "DON KISHOTI", Othello në "OTHELLO", Spartaku në "SPARTAKU", Paganini në "RAPSODI MBI TEMAT E PAGANINIT",
Mama Simona në "LA FILLE MAL GARDE", Don Hoze në "Carmen" (Versioni i koreografëve Sylvia Tomova dhe Sergey Arandar), Shpati në “DASMA” Franz në "COPPELIA", James në "LA SYLPHIDE", Albert në “GISELLE” , Daullisti në "BALLO E DIPLOMËS", Mbretin Shehria në “NETET ARABE”, Bregu në “LIDHJA”, Don Hoze “CARMEN” (versioni i koreografes Natalia Osipova), Conrad në "LE CORSAIRE" etj.

Kërcimtar protagonist në shumë balete bashkëkohore të realizuara me koreografë kombëtarë e ndërkombëtarë me Baletin Kombëtar të Kosovës dhe jo vetëm.

Krahas kërcimit, Sinani është angazhuar edhe si asistent-koreograf në shfaqje të ndryshme të BKK, nga koreografë me të cilët BKK ka bashkëpunuar. Poashtu, ka zhvilluar edhe afinitetin e tij koreografik edhe jashtë BKK, duke u angazhuar nga regjisorë të ndryshëm kryesisht në shfaqjet e Teatrit Kombëtar.

Karrierën si koreograf e zhvilloi edhe më tutje, kur me kërkesën e drejtorit të BKK z.Ahmet Brahimaj, në vitin 2018 morri përsipër të realizoj shfaqjen e parë si koreograf “O.TAKA.”
Shfaqje kjo e cila është vlerësuar nga publiku në Prishtinë dhe jo vetëm.

•Pjesmarrës në shumë festivale në Europë së bashku me BKK: Shqipëri, Maqedoni, Gjermani, Francë, Finlandë, Zvicër, Itali, Turqi, Austri etj.

Në vitin 2012 u shpall KËRCIMTARI MË I MIRË – FESTIVALI “ETHNO FEST” 2012

Në vitin 2016 u shpall “AKTORI MË I MIRË” PËR VITIN 2016. ÇMIMI VJETOR PËR TEATËR, TË CILIN E NDANË MINISTRIA E KULTURËS NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

 
Ahmet Brahimaj.jpg

AHMET BRAHIMAJ

Ahmet Brahimaj u lind më 06.12.1953 në Novosellë, Pejë. Shkollën e Mesme të Baletit (1968-1972) e kreu në Shkup, dhe I takon Gjeneratës së Parë të Baletit të Kosovës. Në vitin 1972, ai së bashku me balerinët e tjerë u kthyhen ne Prishtinë dhe kështu formuan Ansamblin e Baletit.

Si solist I kësaj Trupe, Ahmet Brahimaj ka luajtur në të gjitha shfaqjet që janë pregaditur atëkohë, pra ka luajtur në 38 Premiera baleti, e në shumë premiera të tjera të Dramës. Shumë role kryesore, në të cilat ai është paraqitur me mjaft sukses, si në: “Karmen” (Don Hose), “Romeo e Xhyljeta” (Romeo), “Zhizela dhe Interplay” (Albert), “Era dhe Kolona” (Komandanti), “Piter Pan” (Kryeplaku Indian),” Kopelia” (Prefekti), “Don Kishoti” (Espado), “Halili e Hajria” (Sadiku), “Bolero e Shtrausiana”, “Vallja pranverore”, “Trëndafili I përgjakur” (Luisillo), “Ritme të zgjuara”, “Kënga e Rexhës” (Valleheqësi), “Besa” (Princi), “Balloja e Kadetëve”, “Zef Lush Marku” (Tri hije të vdekjes), “Loja e Sizifit” (Udhëheqësi I), “E bukura More” (Thanasi), “Legjenda mbi ngadhnjimin” (Vdekja), “Mbrëmje baleti”, kurse Hans Fyelltarin te “Fyelltari” dhe te shfaqja “Tranzicion II” ka luajtur pas luftës, në vitin 2001/02. Në vitin 1985 Brahimaj emërohet Shef I Baletit. Për punën e tij krijuese ai mori shumë lëvdata, si dhe për nder të 48 vjetorit, u dekorua me “Plaketën e Teatrit Popullor Krahinor” (1986), dhe me rastin e 60 vjetorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, është shpërblyer për punën artistike e krijuese.

Nga viti 1972-1991 përveç si Solist I Baletit dhe Shef I Baletit, Ahmet Brahimaj ka qenë edhe në disa mandate drejtuese të Teatrit Popullor Krahinor, si:

  • Anëtar I Këshillit Artistik dhe pleqësisë të Teatrit Popullor Krahinor të Kosovës, ndërsa pas luftës ai ka qenë

  • Anëtar I Këshillit Artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”

  • Anëtar I Këshillit Udhëheqës të A.K.K. V. “Shota”

  • Kryetar I Këshillit Udhëheqës të Teatrit Kombëtar të Kosovës

  • Anëtar I Këshillit Udhëheqës të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Tani, Ahmet Brahimaj është Drejtor I Baletit të Kosovës dhe është njeriu kyç I rithemelimit të Shkollës së Baletit respektivisht Baletit të Kosovës. Pas luftës, së bashku me disa nga kolegët e tij hapin Shkollën e Mesme të Baletit, në kuadër të shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”, Prishtinë. Klasa e Ahmet Brahimajt u diplomua në vitin 2005, dhe është gjenerata e parë pas luftës e njëherit edhe bërthama e Baletit të Kosovës. Gjithashtu, Brahimaj ka kontribuar dhe në formulimin e Ligjit të Operës, Filharmonisë dhe Baletit, Ligj I cili është në funksion tani dhe është aprovuar në vitin 2005.

Gjatë udhëheqjes së Brahimajt, Baleti I Kosovës ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë me shumë koreografë të shquar nga e gjithë Bota, gjë që rezulton me suksese të njëpasnjëshme.

Më datën 26/11/2010, me Urdhërin e Presidentit të Kosovës, me Rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, Ahmet Brahimaj nderohet me çmimin e madh “Artist I Merituar” për kontributin e dhënë në zhvillimin e Artit të Baletit në Republikën e Kosovës.

Ahmet Brahimaj was born on June12, 1953 in Novo Selo, Peja. He finished the Ballet Secondary School (1968-1972) in Skopje and belongs to the first generation of Kosovo Ballet. He, along the other dancers, returned to Pristina and formed the Kosovo Ballet.

As a soloist of the troupe, Ahmet Brahimaj performed in 38 premiers, as well as many shows with the Kosovo Drama Troupe. Mr. Brahimaj danced main roles in” “Carmen” (Don Hose), “Romeo and Juliet” (Romeo), “Zhizela dhe Interplay” (Albert), “Era dhe Kolona” (Commander), “Peter Pan” (Indian Headman),” Coppelia”(Prefekti), “Don Quixote” (Espado), “Halili e Hajria” (Sadiku), “Bolero e Shtrausiana”, “Vallja pranverore”, “Trëndafili I përgjakur” (Luisillo), “Ritme të zgjuara”, “Kënga e Rexhës” (Valleheqësi), “Besa”(Princi), “Balloja e Kadetëve”, “Zef Lush Marku” (Tri hije të vdekjes), “Loja e Sizifit” (Udhëheqësi I), “E bukura More” (Thanasi), “Legjenda mbi ngadhnjimin” (Vdekja), “Mbrëmje baleti”, and Hans Fyelltarin te “Fyelltari”. In 1985, Brahimaj was appointed director of the Kosovo Ballet. He received much praise for his work and creativity. Included in this praise, Mr. Brahimaj was given the “Plaque of Provincial Theater” (1986) in honor of theatres 48th anniversary, and an award for creative and artistic work on the 60th anniversary of the Kosovo National Theater.

Apart from being soloist for the troupe and head of Kosovo Ballet, Ahmet Brahimaj held several leading positions in Provincial Theater, such as:

  • Member of artistic board of Kosovo Provincial Theater

  • Member of Artistic Board of National Ensemble of song and dance “Shota”

  • Member of Governing Council A.K.K. V. “Shota”

  • Head of Governing Council of Kosovo National Theater

  • Member of Governing Council of Kosovo National Theater

Now, Ahmet Brahimaj is the Director of Kosovo Ballet and is the key player in reinstating the Kosovo Ballet School. After the war, along with some of his colleagues, he opened the secondary school for ballet; within the Musical school “Prenk Jakova” in Pristina.

Ahmet Brahimaj’s first class graduated in 2005. This class is the base for the new Kosovo Ballet Troupe and is also considered the first generation of dancers after the war. Under Brahimaj’s supervision, Kosovo Ballet has cooperated with many well known choreographers throughout the world, which has resulted in much success. Brahimaj also contributed in formulating the Law of Opera, Philharmonic and Ballet, which is the current law practiced (approved in 2005).

On November 26, 2010 (in honor of National Day Flag, November 28th), Ahmet Brahimaj was given the grand prize “Meritorious Artist” for his contribution to the development of Ballet Art in the Republic of Kosovo by the President of Kosovo.